Arteta vendos si objektiv për Arsenalin rekordin e 100 pikëve të Manchester Cityt

Mikel Arteta kërkon që Arsenali të arrijë standardin e vendosur nga Manchester City në sezonin kur grumbulloi 100 pikë në Ligën Premier.

Skuadra e Manchester Cityt hyri në histori gjatë sezonit 2017/18, kur siguroi 100 pikë dhe vendosi rekordin vendas. Ky është tashmë niveli që Arteta synon ta kapë me ekipin e tij.

Të lidhura

None found

“Ende nuk kemi arritur në nivelin e tyre. Unë isha pjesë e atij ekipi kur grumbulluam 100 pikë dhe ajo ishte një arritje e jashtëzakonshme, pasi u thyen të gjithë rekordet. Ky duhet të jetë synimi ynë, sepse besoj se çdo klub dhe skuadër që e ka potencialin në këtë ligë do të përpiqet ta arrijë këtë standard këtë sezon ose në sezonet e ardhshme”, deklaroi Arteta.

Trajneri i Arsenalit shtoi se ambicia e skuadrës duhet të jetë të japë maksimumin e saj. “Duhet të synoni të bëheni versioni më i mirë i mundshëm. Diçka e tillë është arritur vetëm një herë në këtë ligë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë edhe ne. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por synojmë t’i afrohemi sa më shumë këtij niveli, sepse kjo do të na rrisë shanset për ta fituar sërish kampionatin”, përfundoi ai.

Pas zhvillimit të 11 xhirove në Ligën Premier, Arsenali kryeson renditjen me 28 pikë. Brighton mban vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Manchester City ndodhet i treti, po me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të luhet më 29 nëntor, në shtëpinë e londinezëve.


Shtuar më 28.11.2026 14:16

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet