Situata gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar sërish, ku protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të forcave të policisë.
Gjatë hedhjes së mjeteve piroteknike, një prej efektivëve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi molotovi ka shpërthyer pranë tij.
Menjëherë kanë ndërhyrë kolegët e tij, të cilët kanë fikur zjarrin që i përfshiu rrobat dhe e kanë larguar nga zona.
Ndërkohë, policia ka vijuar ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.













