Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, molotovë drejt policisë: Merr flakë autoboti i ujit

    114-vjetori i Pavarësisë, Kombëtarja shqiptare uron shqiptarët: “Pavarësisht ku na çon rruga, Shqipëria na bashkon gjithmonë”

    Kontrollet te bizneset e familjarëve të Spiropalit, drejtori i Tatimeve: Inspektorët janë kërcënuar, përtej çdo caku!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përshkallëzohet protesta në Tiranë, molotovë drejt policisë: Merr flakë autoboti i ujit
    Aktualitet

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, molotovë drejt policisë: Merr flakë autoboti i ujit

    November 28, 2026

    Protesta kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë 28 Nëntor në Tiranë, është shoqëruar me episode të dhunshme, ku përballja mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit ka degjeneruar në hedhje gurësh, bomba molotovë dhe përdorim të gazit lotsjellës.

    Sipas raportimeve, një prej mjeteve ujëhedhëse të policisë, i vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, është përfshirë nga flakët pas hedhjes së mjeteve piroteknike në drejtim të tij. Nga përplasjet janë raportuar edhe punonjës policie të lënduar, të cilët janë goditur me gurë dhe sende të forta.

    Tensionet janë përqendruar edhe në zonën e Piramidës, pranë urës, ku një grup i madh protestuesish është afruar drejt mjeteve të policisë. Përballë kësaj situate, efektivët dhe autobotët ujëhedhës të vendosur në atë pikë kanë lëvizur nga pozicionet fillestare.

    Përgjatë protestës, e cila kishte si pikënisje sheshin “Skënderbej”, policia ka ndërhyrë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga ana tjetër, protestuesit kanë reaguar duke hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të forcave të rendit.

    Ajo që duhej të ishte një ditë e shënuar për festimet e 28 Nëntorit është shoqëruar kështu me skena përplasjeje në një prej akseve kryesore të kryeqytetit. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përdorimi i gazit lotsjellës dhe flakët e shkaktuara nga molotovët kanë dominuar zhvillimet e protestës.

    police proteste protestues Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, molotovë drejt policisë: Merr flakë autoboti i ujit

    November 28, 2026

    114-vjetori i Pavarësisë, Kombëtarja shqiptare uron shqiptarët: “Pavarësisht ku na çon rruga, Shqipëria na bashkon gjithmonë”

    November 28, 2026

    Kontrollet te bizneset e familjarëve të Spiropalit, drejtori i Tatimeve: Inspektorët janë kërcënuar, përtej çdo caku!

    November 28, 2026

    Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë dhe gurë, policia përdor autobotin

    November 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.