28 Nëntori i historisë në ring, Nelson Hysa sfidon Agit Kabayel për titullin kampion bote, Top Channel ekskluzivisht në Düsseldorf Marco Bezzecchi mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e kualifikueseve në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i Aprilias fitoi pole positionin në pistën e Valencias duke regjistruar një kohë të jashtëzakonshme 1 minutë 27 sekonda e 844 të mijtat që përbën edhe rekordin e pistës.
Për më tepër Bezzecchi ishte i vetmi pilot që zbriti nën kohën 1 minutë e 28 sekonda me rivalët që ishin të shkëputur me të paktën 4 të dhjetat. Vijën e parë të startit të garës e plotësuan kampioni i saposhpallur i botës, Marc Marquez me 1 minutë 28 sekonda e 307 të mijtat dhe Raul Fernandez.
Sesioni vendimtar i kualifikueseve ishte vërtet një spektakël me Marc Marquez që u duk se po fitonte pole positionin e tij të fundit në karrierë, por Marco Bezzecchi ia prishi festën spanjollit duke ulur ndjeshëm kohën në 1 minutë 17 sekonda e 844 të mijtat duke fituar të drejtën për t’u nisur nga vendi i parë në garë.
Në vijën e dytë të startit do të jenë Alex Marquez, Jorge Martin dhe Fabio Di Giannantonio, ndërkohë që dhjeteshen më të mirë në këto kualifikuese Bastianini, Espargaro, Aldeguer dhe Acosta që përfituan edhe nga rrëshqitja e Ai Ogura në çastet e fundit.
Top Channel