Protestuesit tregojnë plagët në trup nga plumbat e gomës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.11.2026, 14:58

Pamje të reja të siguruara ekskluzivisht për JOQ nga tregojnë qytetarë e protestues me shenja e plagë në trup, të cilët janë qëlluar me plumba gome nga forcat e policisë.

Sipas dëshmive, ndërhyrja nuk ka bërë dallim mes pjesëmarrësve, pasi raportohet se është marrë shënjestër drejt protestuesve me pushka. Këto pretendime ngrenë shqetësime të forta për mënyrën e menaxhimit të situatës në terren dhe për sigurinë e qytetarëve.

Pritet që rrethanat e plota, shkalla e lëndimeve dhe reagimi i institucioneve përkatëse të sqarohen në vijim, teksa diskutimi mbi përdorimin e plumbave të gomës mbetet i ndezur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit