Konsulli i Përgjithshëm Rexhep Bajraktari uron 28 Nëntorin: Një ditë që simbolizon historinë dhe krenarinë kombëtare

Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Bajraktari, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si një nga ditët më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Në mesazhin e tij, Bajraktari ka theksuar se 28 Nëntori ndërthur ngjarje dhe figura të rëndësishme historike, nga epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, te dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, shkruan Telegrafi.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e flamurit kuq e zi si simbol të identitetit, qëndresës, sakrificës dhe aspiratave kombëtare, duke nderuar të gjithë ata që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar.
Në urimin e tij, Bajraktari ka bërë thirrje për unitet, solidaritet dhe përkushtim ndaj vlerave kombëtare dhe së ardhmes./Telegrafi/



































