AKTUALITET

Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen gazit lotsjellës me molotovë

15:18 - 28.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur edhe në sheshin “Skënderbej”, ku situata paraqitet e tensionuar. Dy autobotë me ujë janë afruar në shesh, njëri nga krahu i ministrive dhe tjetri pranë selisë së Partisë Socialiste.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke përdorur barriera të improvizuara dhe çadra për t’u mbrojtur nga uji me presion.

Ndërkohë, efektivët vijojnë hedhjen e ujit me presion dhe gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Në disa raste, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur edhe molotovë, duke bërë që përplasjet të vijojnë në disa pika të sheshit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.