Sot në Tiranë është mbajtur protesta mbarëkombëtare përpara Kryeministrisë, në ditën e 114-vjetorit të Pavarësisë. Tubimi u shoqërua me tensione të forta pasi protestuesit hodhën gurë, tymuese dhe bomba molotov në drejtim të kordonit policor, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protesta është thirrur nga të rinjtë të cilët protestojnë kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.