114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit është festuar me simbolika të veçanta edhe jashtë kufijve shtetërorë, në Kosovë, në pikën kufitare të Morinës, në rajon dhe në Preshevë. Në Prishtinë, monumenti simbolik “NEWBORN” ka marrë një pamje të re, duke u veshur me ngjyrat kuqezi në kuadër të iniciativës “Liria ka Emër”. Në monument janë shtuar edhe emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë mesazhe të identitetit kombëtar dhe kujtesës historike për luftën çlirimtare.