Policia ka nisur shoqërimet e protestuesve në zonën e sheshit “Skënderbej”, ndërsa vijojnë tensionet pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës kombëtare.
Në pamjet nga vendngjarja, një protestues shihet teksa shoqërohet nga një grup efektivësh policie në zonën përpara Bashkisë së Tiranës.
Ndërhyrja vjen në një moment kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.












