Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Bujqësisë, protestuesit i vënë flakën derës hyrëse

28 Nëntor 2026 | 15:45

Situata është përshkallëzuar pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku grupe protestuesish i kanë vënë flakën derës hyrëse të godinës.

Pas përpjekjeve për të shembur derën dhe për të hyrë në ambientet e institucionit, protestuesit kanë përdorur mjete ndezëse, duke shkaktuar flakë në hyrje të ministrisë.

Ky është një tjetër episod i tensioneve gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, e cila është shoqëruar me përplasje në disa zona të kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e 28 Nëntorit, 19 të lënduar në spitale, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga...
15:39 | 28/11/2026

FOTOLAJM/ Protestuesit mbledhin gurë dhe hunj në shesh, përgatiten për përballjen me policinë

Pamje nga protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momentin kur disa protestues mbledhin gurë dhe hunj në shesh, në një kohë kur tensionet...
15:25 | 28/11/2026

Protestuesit nuk tërhiqen nga selia e PS-së, vijojnë hedhjet e molotovëve, të rinjtë krijojnë formacione në rrugë

Situata pranë selisë së Partisë Socialiste vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr nga zona edhe pas ndërhyrjes së policisë me gaz...
15:07 | 28/11/2026