Vijojnë përplasjet në sheshin “Skënderbej”, protestuesit hedhin molotovë drejt autobotëve, raportohet për plumba gome

28 Nëntor 2026 | 16:15

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, pas ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e tyre.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një grup protestuesish nuk janë tërhequr nga sheshi, duke hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të ujit me presion.

Ndërkohë, sipas raportimit të gazetarit Eni Ferhati për Euronews Albania, gjatë përplasjeve janë përdorur edhe plumbat e gomës nga policia.

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet shënojnë një tjetër episod të përshkallëzimit të protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një person rrëzohet në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës, qytetarët i japin ndihmën e parë

Një person është rrëzuar në tokë në sheshin “Skënderbej”, gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Pamjet tregojnë personin të shtrirë në shesh, ndërsa...
16:02 | 28/11/2026

Tensione pranë selisë së PD-së dhe Xhamisë së Namazgjasë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Tensione të tjera janë regjistruar pranë Xhamisë së Namazgjasë, në zonën pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Nga...
15:54 | 28/11/2026

Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Bujqësisë, protestuesit i vënë flakën derës hyrëse

Situata është përshkallëzuar pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku grupe protestuesish i kanë vënë flakën derës hyrëse të godinës. Pas përpjekjeve për të shembur derën dhe...
15:45 | 28/11/2026