Ora 16:00-Situata në qendër të Tiranës vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në Sheshin Skënderbej Policia ka hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës nga toka dhe nga ajri, ndërsa dy autobotë me ujë janë afruar për të shpërndarë turmën. Protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt godinës së Bashkisë së Tiranës, por ndërhyrja e policisë dhe gazi lotsjellës e kanë vështirësuar lëvizjen e tyre. Re të dendura tymi kanë mbuluar sheshin.
Ora 15:30-Numri i të lënduarve ka shkuar në 19, mes të cilëve gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues. Sipas bilancit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, konkretisht pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej tyre shtetase e huaj, dhe tetë protestues. Ministria bën me dije se të 17 të lënduarit në Spitalin e Traumës janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe një protestues. Për gjendjen shëndetësore të tyre nuk janë dhënë detaje.
Ora 15: 15-Situata pranë selisë së Partisë Socialiste vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr nga zona edhe pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës. Në drejtim të forcave të rendit janë hedhur sasi të tjera molotovësh, ndërsa përplasjet kanë vijuar përpara selisë rozë. Ndërkohë, një grup të rinjsh është parë duke krijuar formacione grumbullimi në rrugë, ndërsa turma vijon të qëndrojë përballë policisë. Forcat e rendit mbeten të pozicionuara përballë protestuesve, ndërsa situata pranë selisë së PS-së vijon të jetë e tensionuar.
Protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë në Tiranë po vijon me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një efektiv policie ka marrë flakë, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tetë të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe pesë protestues. Tre protestues të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Të gjithë të lënduarit raportohen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjatë protestës është sulmuar gjithashtu godina e Teatrit të Kukullave, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje për djegien e selisë së Partisë Socialiste.
Një grup protestuesish me maska sulmoi godinën e Teatrit të Kukullave gjatë protestës në Ditën e Pavarësisë. Nga turma u dëgjuan thirrje në kor për djegien e selisë së PS-së, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para gjatë protestës në Tiranë. Tre protestues janë shoqëruar, pasi turma ka vijuar sulmet ndaj efektivëve me gurë, sende të forta dhe molotovë. Ndërkohë, policia ka avancuar drejt protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Lexoni edhe:
FOTO/ Protestuesit gati të futen në godinën e Ministrisë së Bujqësisë
VIDEO/ Zonja po përballej e vetme, polici me spaj e rrëzon me forcë në tokë
Një person rrëzohet në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës, qytetarët i japin ndihmën e parë
VIDEO/ Bardhi akuzon Ramën për dhunën ndaj qytetarëve: Dita e Flamurit nuk duhet të jetë ditë gjaku
Protesta/ Bllokohet qarkullimi në hyrje të Bulevardit ”Zogu i Parë”
Rëndohet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 19 të lënduar, mes tyre 6 policë e 4 punonjës të medias
Protestuesit hedhin molotov drejt policisë, bllokojnë rrugën pranë Piramidës me koshat e mbeturinave
Tensione në protestë, deputeti i PD përplaset me Policinë: Nga të kaloj, o zotëri?
Protestuesit nuk tërhiqen nga selia e PS-së, nuk ndalen as molotovët
Protestuesit me maska thërrasin në kor: Digjeni selinë e PS! Policia hedh gaz
Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 1 efektiv policie, gazetarë dhe protestues janë lënduar
Përplasje në protestën kombëtare, raportohen për disa të lënduar (VIDEO)
“Qëlloni me plumba gome”, policia merr urdhër për të vepruar kundër qytetarëve
“Rron or’rron e s’vdes shqiptari”, deputetja Elisa Spiropali uron festën e Pavarësisë
