Politikë
28 Nëntori i bën bashkë, Rama, Kurti dhe Shiroka në një takim informal
Festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë kanë vijuar edhe pas ceremonisë zyrtare në Sheshin e Flamurit, këtë herë në një atmosferë më të relaksuar mes përfaqësuesve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri Edi Rama është ulur për kafe me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, Kryeministrin Albin Kurti, si dhe kryebashkiaken e Vlorës e përfaqësues të tjerë politikë, të pranishëm në ceremoninë e 28 Nëntorit.
Takimi është zhvilluar në një ambient pranë Sheshit të Flamurit, ku krerët e dy vendeve janë fotografuar së bashku pas përfundimit të aktiviteteve zyrtare.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




