Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, qëndroi gjatë ditës në shesh, ku kundërshtoi ndalimin e punimeve.

Ai deklaroi se murali do të vendosej edhe nëse do të kishte arrestime.

Policia paraqiti më pas një dokument, sipas të cilit kryeprokurori kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve. Pas paraqitjes së dokumentit, Rama dhe ekipi i kompanisë së angazhuar për vendosjen e muralit u larguan nga objekti i ministrisë.

Në shesh, Ramën e shoqëroi edhe drejtori për Shërbime Publike i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri.

https://www.dukagjini.com/sq/2026/11/rama-ndalimin-muralit-nene-terezes-keta-njerez-leshojne-urdhra-kunder-vullnetit-popullit/