Protestuesit janë rikthyer sërish në Sheshin “Skënderbej”, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të policisë që çuan në shpërndarjen e tyre në disa zona të kryeqytetit.
Grupi i protestuesve rinisi sulmet me molotovë.
Pas rigrumbullimit të protestuesve në shesh, forcat e policisë kanë përdorur sërish ujë me presion dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për t’i shpërndarë.










