Tensionet gjatë protestës kombëtare janë zhvendosur edhe te Ministria e Mjedisit. Një grup protestuesish është drejtuar drejt godinës, ku kanë hapur derën e hyrjes dhe kanë hedhur molotov në ambientet pranë saj.
Menjëherë pas kësaj, autoboti i policisë është afruar në zonë dhe ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar nga godina.
Përplasjet vijnë në vijim të tensioneve të regjistruara në disa pika të kryeqytetit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur me molotovë.
Shfaq Komentet (0)






