Ky është momenti kur uji me presion që po hidhej në bulevard gjatë sulmit të protestuesve ka marrë përpara gazetarin Elkier Bushkolaj dhe operatorin Ardian Muka.
Pamjet janë ndarë nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i cili e cilëson një “sulm kriminal”.
"Terrorizëm shtetëror! Dënoj me forcë sulmin kriminal ndaj gazetarit të Syri TV, Elkier Bushkolaj, dhe operatorit Ardian Muka. Ky sulm i paprecedent ndaj medias, teksa ishte në krye të detyrës, duhet të marrë menjëherë ndëshkimin e merituar. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë", shkruan Bardhi.








