Një tjetër mënyrë për përdorimin e gazit lotsjellës është vërejtur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Policia ka përdorur dronë për të hedhur gaz lotsjellës. Droni lëshon bombolat deri në brendësi të turmës, duke bërë që gazi të përhapet mes protestuesve.
https://odysee.com/dronipolicia:5005bf6624fd2ebeccde7fae7eaefa43ba4b8014?r=DgSEMpmSucUPnfjDcHMSLJLxUqbT9be3
Në një video të siguruar nga Syri Tv, protestuesit arrijnë të rrëmbejnë një dron me të cilën hidhet gaz lotsjellës dhe e shkatërrojnë.
Ky është momenti i filmuar pasditen e sotme pranë parlamentit. Protestuesit brohorasin teksa njëri prej tyre përplas dronin në tokë.
© SYRI.net