Peja 03 fiton në kryeqytet me 76 pikë dallim!
Skuadra nënkampione e Kosovës, Peja 03 regjistroi fitore bindëse në kryeqytet ndaj Prishtinës.
Në kuadër të xhiros së 7 të Superligës së femrave , në Pallatin e Rinisë në kryeqytet mysafiret nga Peja triumfuan me rezultat bindës 115-39. Alexis Tolefree ishte fenomenale.
Amerikanja me pasaportë të Kosovës për 34 minuta lojë regjistroi triple double fantastik prej 41 pikë, 12 asistime e 10 kërcime. Te Peja 03 edhe 4 lojtare tjera shënuan pikë 2-shifrore.
Në anën tjetër te Prishtina e vetmja që vlen të përmendet ishte Klesta Shatri e cila shënoi 13 pikë. Ishte kjo fitorja e gjashtë e Peja 03 me të cilën u përforcuan në krye të renditjes tabelare derisa Prishtina pësoi edhe humbjen e 6 në poaq ndeshje të zhvilluara.















