Pas humbjes në mesjavë ndaj Lille në Champions League, Bayern Munich nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi pa gola ndaj Hamburger SV, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Bundesligë.
Bavarezët vinin në këtë takim me shumë mungesa të rëndësishme të disa titullarëve të skuadrës për shkak dëmtimi. Në minutën e 44-të, pas një përplasjeje fillimisht verbale me kundërshtarin, Joshua Kimmich kap prej flokësh kundërshtarin, Alexander Rossing-Lelesiit, dhe e hedh në tokë. Arbitri e ndëshkon direkt me karton të kuq. SHIKOMOMENTI
Kimmich largohet duke mbuluar fytyrën dhe lotët dhe lë në baltë shokët e skuadrës, në një moment tejet delikat. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në fillim të pjesës së dytë, Lennart Karl largohet nga fusha si pasojë e një dëmtimi, duke iu shtuar kështu listës së gjatë të infermierisë që nis me Michael Olise e Harry Kane e vazhdon me Alphonso Davies,, Manuel Neuer, Serge Gnabry dhe Ismael Saibari.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt, dëmtohet edhe i futuri si zëvendësues i Lennart Karl, austriaku Konrad Laimer. Përsa i përket rezultatit, sfida mbyllet 0-0.
Në sfidat e tjera, Paderborn fitoi 8-1 ndaj Schalke 04. Koln fitoi 5-0 ndaj Elversberg. Mainz-Union Berlin, 2-1.







