Bayern Munich ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në Bundesligë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 në udhëtim te Hamburgu, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit gjerman.

Bavarezët e patën të vështirë të gjenin rrugën drejt golit, ndërsa ndeshja u komplikua edhe më shumë në minutën e 44-të,kur Joshua Kimmich u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje që shkaktoi polemika, pasi vendimi i gjyqtarit u vlerësua si i ashpër.


Megjithatë, para këtij episodi, Bayerni kishte krijuar disa mundësi për të kaluar në epërsi. Noah Codjo-Evora në minutën e nëntë ishte pranë golit, por goditja e tij përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 20-të, Bara Sapoko Ndiaye shpërdoroi një tjetër rast të mirë, duke e dërguar topin shumë mbi portë pas një pasimi të bukur nga Min-Jae Kim.

Hamburgu pati mundësinë më të mirë në fundin e pjesës së parë, kur Albert Gronbaek ekzekutoi një goditje dënimi nga skaji i zonës, por portieri Jonas Urbig reagoi mirë për ta ndalur goditjen e tij.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan ta shfrytëzonin epërsinë numerike, ndërsa Martin Adeline në minutën e 78-të ishte shumë pranë realizimit, por goditja e tij nga brenda zonës përfundoi ngushtë jashtë shtyllës së djathtë.

Ky është barazimi i dytë radhazi pa fitore për Bayernin në kampionat, pas një serie rezultatesh që tashmë kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e dominimit të tij në Bundesligë.

Me këtë pikë, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany mbetet në pozitën e dytë me 23 pikë, një më pak se lideri Borussia Dortmund.

Megjithatë, Dortmundi ka mundësinë ta zgjerojë diferencën në katër pikë në krye të tabelës, nëse arrijnë të fitojnë ndeshjen e tyre./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore