Një dëshmi e fortë dhe emocionuese ka ardhur nga protesta e zhvilluar në Tiranë, ku një emigrant shqiptar, i ardhur posaçërisht nga Irlanda, ka rrëfyer në SYRI TV arsyet që e detyruan të largohej nga Shqipëria dhe pamundësinë për t'u kthyer e për të ndërtuar një jetë në vendin e tij.
Prej 10 vitesh jeton në Irlandë, ndërsa tregon se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë për t'iu bashkuar protestës kundër qeverisë Rama. Me një revoltë të dukshme, ai thotë se u largua që në mandatin e parë të kryeministrit, pasi, sipas tij, e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte me vendin.
Pjesa më e dhimbshme e dëshmisë së tij lidhet me dëshirën për t'u kthyer në Shqipëri. Ai thotë se nuk dëshiron të jetojë më jashtë vendit, por kushtet ekonomike dhe mungesa e perspektivës nuk e lejojnë të rikthehet.
‘Edhe qeverinë, edhe këtë plehrën, normalisht. Na ka gjetur në fund të botës, motër. Kam ardhur sot nga fundi i dynjasë për protestë, nga Irlanda. Nga Irlanda! Kam 10 vjet atje, na përzuri ky plehra. Kam ikur që në mandatin e parë, sepse e dija çfarë po bënte. Me këtë qeveri nuk mbahet më!
Të lutem, dua të vij këtu! Dua të vij këtu sot! Kam 10 vjet atje dhe nuk dua të jetoj më jashtë. Të lutem, unë dua të vij në vendin tim, të jetoj këtu. Të vij unë para një palestinezi, para një indiani, filipinezi apo vietnamezi?!
Po moj motër, po! Kam ikur me gruan, të dy bashkë. Tani jemi bërë tre dhe pas gjashtë muajsh do të bëhemi katër. Do të bëj katër fëmijë. Këtu nuk mbaj dot as veten time! I kam bërë fjalën babait! I kam dhënë fjalën se nuk jetoja dot më këtu. Ka vajtur puna aty ku nuk mban më! E kupton?
Kam 20 vjet që jam larguar. Këtu kam bërë sport, kam mbaruar shkollën, kam qenë sportist, futbollist, kam luajtur me Flamurtarin! Ika! Ika sepse këtu duhet të jesh maskara, duhet të jesh qen, duhet t'u lëpihesh këtyre pisave që të jetosh! Ika! Në 20 vjet që kalova këtu, nuk bëra asnjë pikë hajri. Në 10 vjet atje dola në dritë.
Ika me gruan, të dy bashkë, dhe tani jemi bërë gjashtë. Do të bëhemi dhjetë, nuk më ndalin! Sepse këtu nuk siguroj dot bukën e gojës. Atje mbaj pesë fëmijë dhe mund të mbaj edhe pesëdhjetë të tjerë me bukë. Më kupton apo jo? Këtu nuk mbaj dot as veten time! Gruaja më thotë: 'Hajde të ikim'. Ose do të ikim, ose do të ndahemi, sepse ka vajtur puna aty ku nuk mban më!
Kam 20 vjet me gruan, jemi bashkë që kur ishim fëmijë. Dua të vij këtu! Isha edhe në Amerikë. Nuk dua as Amerikë, as Australi, asgjë tjetër! Dua të kthehem në vendin tim! Nuk kërkoj asgjë më shumë se të jetoj në Shqipëri, madje as nga Vlora nuk dua të largohem. Jam i kënaqur! Okej? Si mund të kthehem në shtëpinë time? Si mund të kthehem kur nuk kam pikë shprese?! E kupton?
Nuk mbaj dot veten me gruan. Ku t'i mbaj unë pesë-gjashtë fëmijë? Me çfarë t'i ushqej fëmijët këtu? Ku do të punoj unë? Kam biznes në Vlorë, ku punojnë prindërit e mi. Ka vajtur puna aty ku nuk mban më! I shkatërroi të gjitha!
Shihni çfarë infrastrukture! Shihni këtu, kjo ka qenë rrugë! Kjo është arterie dhe duhet të kalojnë makinat. Shihni si e ka bllokuar! Kështu ka bërë me gjithë Shqipërinë. E ka bllokuar Vlorën, sa u plasin sytë qytetarëve të mi! Boll më, o bllokues i popullit! Boll me këta!
Komunizmi, sa herë që e ka provuar ky popull, vetëm ka vuajtur! Në të gjitha aspektet, kulturor dhe institucional. Po çfarë të thuash më? Sa herë ka përjetuar komunizmin ky popull, vetëm ka vuajtur! Tani, a mund të zgjohemi njëherë?!
Erdhi fundi i botës! Akoma nuk kemi ujë, nuk kemi drita, nuk kemi rrugë, nuk kemi asgjë! E kupton? Kam ardhur që në mëngjes, më ka ardhur edhe bajamja. Të shikoj biletën, kam ardhur nga Irlanda!
Irlanda më bëri njeri për 10 vjet! Për 10 vjet më bëri njeri! Këta plehrat këtu punojnë një jetë të tërë dhe nuk kanë bukë!’, u shpreh emigranti shqiptar që kishte ardhur nga Irlanda për të protestuar.
© SYRI.net
VIDEO/ Të rinjtë rrëzojnë dronin e policisë që po i filmonte, shikoni pamjet
Sheshi 'Skënderbej' arenë lufte, Policia i sulmon me gaz e ujë, të rinjtë s'ndalin revoltën kundër Ramës! Ka të plagosur
VIDEO/ Bushkolaj: Policia na përplasi me autobot në trotuar, hodhën gaz lotsjellës pranë operatorit të plagosur rëndë