Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke akuzuar atë dhe përfaqësuesit e opozitës për nxitjen dhe financimin e personave që ai i cilëson si “mercenarë”. “Janë vetëm mercenarë të paguar dhe nxitur nga Sali Berisha, deputetët dhe llapa-partiçkat e tij”, shprehet Balla. Reagimi vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa vendi feston 114-vjetorin e Pavarësisë.