Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku disa protestues kanë rrëzuar dhe shkatërruar dronin që po përdorej nga efektivët e Policisë për tubimin.

Pamjet nga protesta tregojnë momentin kur droni, i cili është në tokë, goditet dhe shkatërrohet nga protestuesit.

Pajisja përdorej nga Policia gjatë protestës, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme.

Gjatë orëve të fundit janë raportuar gjithashtu hedhje molotovësh, përdorim i gazit lotsjellës dhe autobotit me ujë, si dhe dëmtime në godinën e Bashkisë së Tiranës.

 

Top Channel