Bayern, Jamal Musiala nuk gjen paqe, pëson dëmtim muskular, sërish jashtë fushave të lojës Bayerni i Mynihut frenohet në sfidën e javës së 11 të Bundesligës gjermane. Skuadra bavareze nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në përballjen ndaj Hamburgut në fushën e këtij të fundit në një ndeshje ku për 45 minuta luajti në inferioritet numerik.
Bayerni ishte dominues në fazat e para të lojës teksa regjistroi edhe 9 gjuajtje në drejtim të Hamburgut, deri në momentin kur ky i fundit fitoi një goditje dënimi pak para fundit të 45 minutave të para, ndërkohë që bavarezët mbetën me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Joshua Kimmich. Kështu që pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Gjërat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë me skuadrat që nuk krijuan shumë raste shënimi dhe kështu kjo ndeshje u mbyll me barazimin 0-0 duke dalë nga fusha e lojës me vetëm 1 pikë duke qëndruar në vendin e dytë të klasifikimit pas Borussias së Dortmundit.
Në ndeshjet e tjera, spikati fitorja e thellë e Paderborn ndaj Schalkes me rezultatin e thellë 8-1, FC Köln shkatërroi Elversberg 5-0, ndërsa Mainzi mposhti Union Berlin 2-1.
Top Channel