Ish-klubi i Armando Brojës uron shqiptarët për Pavarësinë

28 Nëntor 2026 | 17:51

Klubi anglez i Premier League, Everton, ish-ekipi ku është aktivizuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, klubi anglez ka përcjellë një mesazh urimi në gjuhën angleze: “Happy Independence Day, Albania!” (Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!).

Urimi shoqërohet me një fotografi ku flamuri shqiptar shfaqet në sfondin e stadiumit të Evertonit, ndërsa në të është vendosur mbishkrimi “Independence Day Albania”.

Kujtojmë se më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe ngriti flamurin kombëtar, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës nga dronët në drejtim të protestuesve

Situata në qendër të Tiranës vijon të jetë e tensionuar gjatë protestës së 28 Nëntorit. Kur ora shënon 17:00, protestuesit mbetën të pozicionuar në sheshin...
17:13 | 28/11/2026

Nga botimet e rralla te Abetarja e vitit 1942, 107 libra për Skënderbeun ekspozohen në Elbasan

Një koleksion prej 107 librash kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut është prezantuar në Elbasan, në kuadër të aktiviteteve për festat e Nëntorit. Pas këtij koleksioni qëndron...
00:06 | 28/11/2026

Fitorja e Egnatias në Conference League, Smajli: Presidenti e rriti edhe pak premion

Mbrojtësi i Egnatias, Geralb Smajli, ka komentuar fitoren 2-1 të skuadrës rrogozhinase në Conference League, duke e cilësuar një arritje të rëndësishme jo vetëm për...
18:35 | 27/11/2026