AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Plumba gome dhe ujë me presion edhe mbi gazetarët

Ndërsa mbulonin protestën, një numër gazetarësh u dëmtuan nga mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit kundër protestuesve, ndonëse ishin qartësisht të identifikueshëm. Organizatat e gazetarëve dënojnë dhunën dhe i kërkojnë Policisë që të garantojë sigurinë e punonjësve të medias.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
17 seconds më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
policia 1
Forcat e Policisë gjatë protestës së zhvilluar më 28 Nëntor 2026. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Gazetari i Citizens.al, Lorin Kadiu po fotografonte një qytetar të plagosur nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës së 28 Nëntorit, kur një fishek metalik i një bombule gazi e goditi atë në këmbë duke i shkaktuar gjakderdhje.

“Isha duke fotografuar një qytetar që po lëvizte me motor, qartazi jo pjesëmarrës në protestë, i cili u godit me fishek gazi në fytyrë nga pak metra distancë. Pak sekonda më pas u godita në këmbë nga fisheku metalik i bombulës që lëshohet me pushkë,” tha Kadiu për BIRN të shtunën.

Kadiu mbante një kokore me mbishkrimin Press dhe mjete identifikimi si gazetar në momentin e goditjes.

“Do ta quaja një lloj neutralizimi, kam pësuar një çarje, gjakderdhje dhe hematomë në këmbë që ma bën të pamundur të lëviz dhe të ushtroj profesionin,” shtoi ai.

Gazetarja Lindita Çela, drejtuese e medias Shteg.org, u godit gjithashtu me plumb gome ndërsa po filmonte me telefon celular gjatë protestës. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Çela ka qenë e identifikuar qartësisht si gazetare.

Gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë me forcë protestuesit në bulevard, u dëmtuan  edhe dy gazetarë të SyriTV, të cilët u goditën me ujë me presion nga mjetet e policisë ndërkohë që po kryenin detyrën e tyre.

Pamjet filmike tregojnë se si gazetari Elkier Bushkolaj dhe operatori Ardian Muka targetohen nga rrjedha e ujit me presion, e cila i përplas disa metra më tej në trotuar. Të dy ata ishin të identifikuar si gazetarë dhe po ushtronin detyrën e tyre duke raportuar ngjarjen.

Përmes një statusi në Facebook, gazetari Elkier Bushkolaj e konsideroi sjelljen e policisë krejtësisht joproporcionale.

“Sasia e madhe e ujit na përplasi në trotuar, ku kolegu Ardian Muka mori dëmtime të rënda. Në momentin që po i jepnim ndihmën e parë pranë trotuarit, policia na hodhi një bombolë gazi lotsjellës pranë dhe u detyruam që, në kushte emergjence, ta tërhiqnim Ardian Mukën brenda ambienteve të kullave,” shkroi Bushkolaj, duke shtuar se gjendja e kolegut të tij ishte e rëndë.

Gazetarë të tjerë raportohet të kenë marrë dëmtime gjatë punës së tyre në mbulimin e protestës, mes të cilëve edhe një gazetare e huaj.

Incidentet u dënuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët i bënë thirrje Policisë së Shtetit që të garantonte menjëherë sigurinë e gazetarëve gjatë protestës.

“AGSH shpreh shqetësimin e thellë për incidentet e përsëritura ndaj punonjësve të medias gjatë mbulimit të protestave dhe i kujton Policisë së Shtetit se ka detyrimin të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të mos pengojë ushtrimin e profesionit të tyre,” tha Asociacioni përmes një deklarate.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi goditjet në drejtim të gazetarëve dhe punonjësve të medias.

“UGSH vëren se gjatë gjithë orëve të protestës gazetarët dhe punonjësit e mediave kanë qenë të identifikueshëm dhe të paisur me shenjat dalluese dhe për këtë arsye çdo pretendim për mosvënie re, apo mosidentifikim është i papranueshëm,” deklaroi UGSH, duke kërkuar një reagim të shpejtë ligjor nga Policia e Shtetit.

 

Etiketa: Ardian MukaAsociacioni i Gazetareve te ShqiperiseElkier BushkolajLindita ÇelaLorin KadiuProtesta e 28 NentoritSulmet ndaj gazetareveUnioni i Gazetareve Shqiptare
policia 1

Plumba gome dhe ujë me presion edhe mbi gazetarët

17:39 | 28/11/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit

07:53 | 28/11/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata e Posaçme dënon me 78 vjet burg të pandehurit e dosjes “Revanshi”

17:48 | 27/11/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Amendamenti i minutës së fundit zgjat favoret fiskale për hotelet me 5 yje

11:48 | 27/11/2026
dominique de villepin 20100330 salon du livre de paris 2

Kush mund të flasë për Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë?

11:40 | 27/11/2026
photo 2026 11 26 16 01 19

Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE

08:13 | 27/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.