Lajmi i fundit

LIVE/ Gaz lotsjellës, plumba gome, Rama kthen festën e Flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

La Repubblica: Mijëra shqiptarë në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës, policia dhunë ndaj protestuesve

La Repubblica: Mijëra shqiptarë në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës, policia dhunë ndaj protestuesve

17:44, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra qytetarë janë mblodhur këtë të shtunë në Tiranë në një protestë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Demonstrata u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gazeta ‘La Repubblica’ raporton se policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotet me ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe tentuan të dëmtonin kamerat e sigurisë në rrugë dhe xhamat e godinave qeveritare.

Protesta u zhvillua në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në 114-vjetorin e shpalljes së saj, dhe është pjesë e një lëvizjeje kundër qeverisë që ka nisur që në muajin maj.

Vala e protestave nisi fillimisht kundër një projekti turistik luksoz në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Më pas, protestat u zgjeruan dhe përfshinë edhe studentët, të cilët iu bashkuan kërkesave për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të arsimit.

Demonstruesit shprehin pakënaqësi për vështirësitë ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e përfaqësimit politik, duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco