Protestuesit mblidhen sërish në shesh, efektivët pozicionohen në zona të ndryshme, hidhet gaz lotsjellës me dronë dhe ujë me presion
28/11/2026 18:08
Protestuesit janë mbledhur sërish në shesh, ndërsa situata shoqërohet me tensione dhe masa të shtuara sigurie nga ana e policisë.
Efektivët janë pozicionuar në zona të ndryshme të sheshit, për të shpërndarë turmën.
Gjatë zhvillimit të protestës është përdorur gaz lotsjellës, i hedhur edhe përmes dronëve, si dhe ujë me presion përballë protestuesve.
Situata në shesh mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë të mbledhur në shesh.
Top Channel