Bundesliga/ Bayerni i Mynihut me 10 futbollistë, ndalet në fushën e Hamburgut Nuk pati fitues në sfidën e javës së 13 së Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Laçit. Në Loro Boriçi të Shkodrës, skuadrat ndanë nga një pikë secila pasi 90 minutëshi i përballjes mes tyre u mbyll 0-0 në një sfidë ku u koleksionuan shtylla e tramversa.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, në një 45 minutësh ku rastet e pastra për shënim nuk munguan nga të dyja skuadrat. Latifi për Vllazninë tentoi me një gjuajtje me kokë por topi i tij u ndal nga shtylla. Laçi në anën tjetër u kundërpërgjigj me një gjuajtje të fortë të Kurtit, por portieri Jukaj e devijoi topin në tramversë duke shpëtuar skuadrën shkodrane nga pësimi i golit.
Pjesa e dytë nisi me një shans të shkëlqyer për Laçin, futbollistët e të cilit nuk mundën të devijojnë një top në portën shkodrane me Gurishtën që ndërhyri dhe largoi topin. Vllaznia u kundërpërgjigj me Arën me një gjuajtje të fortë nga distanca që u ndal nga shtylla, e dyta për skuadrën kuqeblu ne këtë ndeshje. Pak çaste më vonë, fati ‘braktisi’ edhe kurbinasit që tentuan me Tolën, por tramversa nuk e lejoi të festojë. Në fund sfida u mbyll me rezultatin 0-0 me Vllazninë që ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Laçi shkon në 12 pikë.
Top Channel