Koçiu: Protestë e dhunshme që nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët

Aktualitet | 9 minuta më parë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi sot ndaj protestës në Tiranë, duke e cilësuar si të dhunshme dhe duke dënuar sulmet ndaj Policisë së Shtetit.

Koçiu ndau sot pamje nga sulmi me molotovë dhe gurë ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, si dhe nga sulmet ndaj institucioneve.

“Për të disatën herë, një protestë e dhunshme që nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët. Kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje, që sot nuk kurseu as Ditën e Flamurit, duke e kthyer festën e kombit në një sulm të verbër ndaj Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit. Gjithmonë me dhunë, gjithmonë në anën e gabuar të historisë!”, theksoi zëvendëskryeministrja.

“Të përpiqesh të mbulosh dhunën me flamurin kuqezi nuk të bën patriot, por thjesht një përdorues të vogël të një simboli të madh”, shtoi Koçiu.

Zëvendëskryeministrja theksoi se, këto pamje nuk nderojnë as historinë e Pavarësisë dhe sakrificat e brezave, as të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Janë përsëritja e të njëjtit avaz të vjetër të atyre që, sa herë ky vend feston, zhvillohet dhe ecën përpara, përpiqen ta tërheqin në baltën e tyre”, u shpreh ajo.

Por, shtoi zëvendëskryeministrja, “Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk kthehet më pas. Ka zgjedhur punën, zhvillimin dhe Europën, ndërsa politikës së rrugës pa rrugëdalje i ka mbetur vetëm turpi i historisë”.

“Për të disatën herë, një protestë e dhunshme që nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët. Kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje, që sot nuk kurseu as Ditën e Flamurit, duke e kthyer festën e kombit në një sulm të verbër ndaj Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit. Gjithmonë me dhunë, gjithmonë në anën e gabuar të historisë!Të përpiqesh të mbulosh dhunën me flamurin kuqezi nuk të bën patriot, por thjesht një përdorues të vogël të një simboli të madh.Këto pamje nuk nderojnë as historinë e Pavarësisë dhe sakrificat e brezave, as të ardhmen europiane të Shqipërisë. Janë përsëritja e të njëjtit avaz të vjetër të atyre që, sa herë ky vend feston, zhvillohet dhe ecën përpara, përpiqen ta tërheqin në baltën e tyre.Por Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk kthehet më pas! Ka zgjedhur punën, zhvillimin dhe Europën, ndërsa politikës së rrugës pa rrugëdalje i ka mbetur vetëm turpi i historisë.”-shkruan Zëvendëskryeministrja Albana Koçi


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme