Momenti kur policia hedh gaz lotsjellës brenda restorantit, klientët largohen me shpejtësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2026, 18:15

Pamje të reja nga kamerat e sigurisë së një biznesi në qendër të Tiranës tregojnë momentin kur policia hedh gaz lotsjellës brenda një restoranti, ndërsa klientët janë duke ngrënë.

Siç shihet në video, ambienti i brendshëm mbushet me gaz lotsjellës, duke i zënë në befasi personat që ndodheshin në tavolina.

Të gjendur mes gazit, klientët detyrohen të ndërpresin ushqimin dhe të largohen me shpejtësi nga restoranti për të shpëtuar nga tymi.

Pamjet dokumentojnë momentet e frikës dhe kaosit që përjetuan qytetarët, të cilët në atë çast ndodheshin në restorant për të ngrënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit