Urban Gen/ Spartak Ngjela përplaset me të rinjtë: Nuk jetoni në komunizëm

28/11/2026 18:18

Një përballje mes brezash dhe perceptimesh të ndryshme mbi lirinë, demokracinë dhe korrupsionin në Shqipëri ka qenë në qendër të debatit në emisionin “Urban Gen”, ku avokati Spartak Ngjela është përplasur me të rinjtë mbi realitetin shqiptar.

“Nuk jeni në komunizëm! Kush po ju pengon apo po jua kufizon lirinë?”, ishte pyetja sfiduese që Ngjela u drejtoi të rinjve.

Diskutimi u zhvendos edhe te korrupsioni në Shqipëri, marrëdhënia mes shtetit dhe sektorit privat, si dhe mundësitë e të rinjve për të ecur përpara përmes meritës dhe aftësive të tyre.

Ngjela argumentoi se ndërhyrja e shtetit në vendimmarrjen e sektorit privat, përmes favorizimeve apo ndikimit të paligjshëm, do të përbënte korrupsion, duke theksuar rëndësinë e lirisë së iniciativës private.

Të rinjtë theskuan faktin që ndihen të kufizuar  në një shoqëri ku korrupsioni, nepotizmi dhe pabarazia e mundësive mbeten shqetësime reale për rininë.

Top Channel