Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të policisë nuk i kanë dhënë fund protestës së 28 Nëntorit në kryeqytet.
Qytetarët janë rigrumbulluar në sheshin “Skënderbej”, pak pasi forcat e rendit i kishin shpërndarë nga zona.
Policia ka përdorur sërish sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës, duke mbuluar pothuajse të gjithë sheshin me një re të dendur tymi.
Në orën 18:26 ka një prezencë të madhe policie në shesh ndërsa kanë pasu dhe arrestime të shumta.
Protesta vijon dhe nuk ndalet prej tashmë 8 orësh.
© SYRI.net