Në prag të përballjes së nesërme Como-Juventus, e vlefshme për Serie A, Cesc Fabregas tregon se skuadra e tij nuk ak asgjë më shumë se Juventus.
“Asgjë. Ne thjesht duam të luajmë lojën tonë. Do të jetë shumë e vështirë, sepse kur Juventusi rrit ritmin, arrin vërtet një nivel shumë të lartë. Na duhet një paraqitje e përsosur”, tha Fabregas.
I pyetur se çfarë do të donte t’i “vidhte” kolegut të tij, Luciano Spalletti, trajneri spanjoll i Como-s dha një përgjigje mjaft interesante.
“Do të doja të kisha moshën e tij. Ndonjëherë bëj gabime që zakonisht shihen te lojtarët e rinj, ndërsa ai ka një besim të madh te ajo që bën. Kur jemi përballur pesë herë në të kaluarën, përfshirë kohën kur ai ishte trajner i kombëtares italiane, ai vinte të fliste me mua. Ndihesha vërtet në siklet, sepse e respektoj shumë.
Pak ditë më parë, ai u afrua për të më përqafuar, ndërsa unë i zgjata dorën; ai më tha: ‘Më respekto dhe më përqafo me të dyja duart.’ Shpresoj të vazhdoj të mësoj prej tij; ai gjithmonë është sjellë mirë me mua, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, shtoi Fabregas.







