Mesfushori i Milanit zbulon arsyen e vërtetë pse zgjodhi SHBA-në, para Italisë, Ghanës dhe Anglisë

28 Nëntor 2026
18:24
Telesport
back button

Në një intervistë të fundit për mediet italiane, mesfushori i Milanit, Yunus Musah, zbulon arsyen pse zgjodhi të përfaqësonte kombëtaren e SHBA-së në vend të Italisë, Ghanës apo Anglisë.

Mesfushori ndodhej në një situatë të veçantë, pasi në fillim të karrierës së tij, ai kishte të drejtë të luante për disa kombëtare të ndryshme.

Familja e tij vinte nga Gana; ai lindi në Nju Jork, u shpërngul në Itali kur ishte ende foshnjë, e më pas ndoqi babanë e tij në Londër për shkak të një mundësie punësimi, duke iu bashkuar akademisë së të rinjve të Arsenalit, aty ku luajti edhe për Anglinë në nivele të ndryshme të moshave, derisa mori një ftesë nga Valencia në moshën 16-vjeçare.

Musah tashmë ka regjistruar 50 paraqitje me kombëtaren e SHBA-së, por gjithçka mund të kishte shkuar ndryshe. Atëherë, pse zgjodhi të përfaqësonte amerikanët, ndërkohë që kishte jetuar atje vetëm për pak muaj?

“Sepse ata ishin të parët që më kontaktuan! Jam i lumtur me këtë zgjedhje, por edhe fanella e Italisë do të më kishte bërë shumë krenar; ajo ka një prestigj të madh. Italia do të thotë shumë për mua”, zbulon Musah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit