Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Disa orë protestë të dhunshme, 35 të lënduar u paraqitën në spitale!

35 persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 28 nëntorit.

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në përditësimin e orës 18:00.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, mes tyre 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias dhe 3 kalimtarë. Një prej gazetarëve është shtetase e huaj.

LEXO EDHE: Policia mbush me gaz lotsjellës sheshin, protestuesit futen në ambientet e një librarie pasi ndihen keq!

Nga efektivët e policisë, dy janë transferuar për trajtim në QSUT. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës me këshillën e mjekut.

Ministria bën me dije se aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.

LEXO EDHE: “Poshtë diktatura”/ Protestuesit hedhin sende drejt autobotit të policisë, thyejnë edhe dritaret e Bashkisë së Tiranës

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 persona të tjerë: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie.

Sipas përditësimit zyrtar, deri në orën 18:00, gjithsej 4 të lënduar kanë lënë spitalin.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.