Saturday, November 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Urban Gen/ Shpërthejnë të rinjtë: Nuk duam të ikim, duam ta ndërtojmë Shqipërinë

timoni.al by timoni.al
November 28, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Urban Gen/ Shpërthejnë të rinjtë: Nuk duam të ikim, duam ta ndërtojmë Shqipërinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk duam të ikim, duam ta ndërtojmë Shqipërinë!” ishte refreni qendror në emisionin “Urban Gen”, një debat që trajtoi ëndrrat, sfidat, lirinë dhe të ardhmen e rinisë shqiptare. Në një atmosferë diskutimesh të hapura, të rinjtë dhe paneli i të ftuarve u përballën me pyetjen nëse rinia shqiptare është gati të marrë përgjegjësinë për të ndërtuar të ardhmen e saj.

Nën moderimin e Kristi Lamajt, emisioni solli këndvështrime të ndryshme mbi mundësitë që ofron Shqipëria dhe mbi vështirësitë në tregun e punës, meritokracinë, emigrimin dhe besimin e të rinjve te ndryshimi. Gjatë diskutimit u shpreh shqetësimi për largimin e të rinjve nga vendi, problem që prek mijëra familje shqiptare. Të rinjtë përmendën vështirësitë që hasin në përpjekjet për t’u arsimuar, për të gjetur punë dhe për të krijuar pavarësi ekonomike.

Pavarësisht pengesave, debati transmetoi edhe një mesazh shprese: Shqipëria mund të konsiderohet jo vetëm si vendi nga i cili largohesh, por edhe si vendi ku mund të realizosh ëndrrat. Një tjetër fokus i diskutimit ishte përgjegjësia që mbart vetë brezi i ri për angazhim dhe përpjekje drejt ndryshimit.

Paneli i të ftuarve theksoi rëndësinë e arsimit dhe përgatitjes profesionale si baza për integrimin në tregun e punës, si dhe rolin e sipërmarrjes në krijimin e mundësive ekonomike. U diskutua gjithashtu nevoja për të nxitur meritokracinë dhe përfshirjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore, si elemente që përmirësojnë shanset për të qëndruar dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

“Urban Gen”, projekt i Fondacionit Dritan Hoxha, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, vijoi përmes këtij debati të theksojë çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke sjellë në vëmendje shqetësimet, sfidat dhe elementet e mundshme të zgjidhjes që nxorën përfaqësuesit e rinisë dhe panelistët.

Previous Post

Protestuesit mblidhen sërish në shesh, efektivët pozicionohen nëpër zona; hidhet gaz lotsjellës me dronë dhe ujë me presion

Next Post

LAJMI I FUNDIT: Disa orë protestë të dhunshme, 35 të lënduar në spitale

Next Post
LAJMI I FUNDIT: Disa orë protestë të dhunshme, 35 të lënduar në spitale

LAJMI I FUNDIT: Disa orë protestë të dhunshme, 35 të lënduar në spitale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al