Callum Wilson ishte njeriu i ndeshjes i cili shënoi dy gola në 45 minutat e parë që njëherit ishin edhe golat e tij të parë sezonal. Golin e parë mysafirët e shënuan në minutën e 19.

Në vazhdim në minutën e 34 Brentfordi realizoi edhe golin e dytë.

Në të dy golat edhe njëhere doli në pah ngathtësia e mbrojtjes së “djajve të kuq”.

Në vazhdim në minutën e 82 Kristoffer Ajer shënoi golin për 0-3.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Kevin Schade në minutën e dytë të kohës shtesë. Me këtë humbje United mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 8 pikë të grumbulluara, një më shumë se Crystal Palace e vendit të fundit me Palace që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.