Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e tij.
Megjithatë, zjarri është shuar shpejt pa arritur t’i shkaktojë dëmtime mjetit të policisë.
Skenat e përplasjeve u regjistruan në sheshin “Skënderbej”.
Policia përdori ujin me presion dhe gazin lotsjellës gjatë përplasjeve të forta me protestuesit.











