Është rënduar bilanci i të plagosurve nga protesta, ku 30 persona janë paraqitur në strukturat spitalore për të marrë ndihmë mjekësore.
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 18:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:
•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)
•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•3 kalimtarë.
Aktualisht, në SUT po marrin trajtim 26 pacientë.
Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.
Në QSUT deri tani janë paraqitur:
•3 efektiv policie
•Një protestues
•Një punonjës sigurie
Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.
