Ka shkuar në 35 numri i personave të plagosur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT janë paraqitur gjithsej 35 persona.
Të plagosur:
- 12 efektivë policie, 9 në Spitalin e Traumës dhe 3 në QSUT
- 13 protestues, 12 në Spitalin e Traumës dhe 1 në QSUT
- 6 përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj
- 3 kalimtarë
- 1 punonjës sigurie
Ministria bën me dije se në Spitalin Universitar të Traumës po marrin aktualisht trajtim 26 pacientë, ndërsa të gjithë të plagosurit raportohen në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
Ndërkohë, katër persona kanë lënë spitalin. Mes tyre janë një protestues dhe një përfaqësues i medias, të cilët janë larguar me këshillën e mjekut. Dy efektivë policie janë transferuar nga Spitali i Traumës në QSUT.





