Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit në rrugët përreth sheshit “Skënderbej”
Edhe pas orës 19:00, një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë në zonat pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke refuzuar të largohen, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të Policisë.
Efektivët kanë ndërmarrë disa herë ndërhyrje për shpërndarjen e tyre dhe shoqërimin e personave që ndodhen në zonë, duke i ndjekur edhe në rrugët përreth.
Ndërkohë, një grup protestuesish është drejtuar drejt bulevardit “Zogu i Parë”, të ndjekur nga automjetet ujëhedhëse dhe efektivët e Policisë.
Në pamjet nga vendngjarja shihen gjithashtu efektivë që përpiqen të hapin rrugën për autobotët e ujit, duke larguar blloqet e mëdha të betonit të vendosura në rrugë.
Një tjetër grup protestuesish, i mbledhur në sheshin “Skënderbej”, vijon qëndresën me thirrjet “Dorëheqje”.
Policët ndjekin protestuesit deri në librari, gruaja u del përpara dhe nuk i lejon të hyjnë brenda (VIDEO)
Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie
Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica
- 18:32 Policët ndjekin protestuesit deri në librari, gruaja u del përpara dhe nuk i lejon të hyjnë brenda (VIDEO)
- 18:27 Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie
- 17:51 Ish-klubi i Armando Brojës uron shqiptarët për Pavarësinë
- 17:22 Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica
- 17:13 Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës nga dronët në drejtim të protestuesve
- 17:03 10 persona të shoqëruar nga policia pas përplasjeve në protestën e 28 Nëntorit