Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar deri më tani 16 persona.
Tubimi nisi në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën me flamuj kuqezi. Pas rreth dy orësh, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku situata u përshkallëzua dhe u shënuan akte dhune.
Më pas, protesta u zhvendos sërish në sheshin “Skënderbej”, ku forcat e policisë ndërhynë për shpërndarjen e turmës. Një re e dendur gazi lotsjellës mbuloi zonën, ndërsa policia përdori edhe autobotët me ujë me presion.
Efektivët zbrazën për herë të dytë sheshin “Skënderbej”, duke vijuar operacionin në disa rrugë të kryeqytetit. Ndërkohë, në zonën e 9-katësheve janë evidentuar kazanë mbeturinash të djegur dhe të përmbysur në rrugë.
Protesta e 28 Nëntorit është karakterizuar nga tensione të vazhdueshme, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia dhe hedhja e molotovëve nga protestuesit, duke e zhvendosur përballjen në disa pika të Tiranës.
Lexoni edhe:
Dhuna në kryeqytet, demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
VIDEO/ Berisha denoncon sulmin ndaj selisë së PD-së: Akt kriminal dhe hakmarrje politike
VIDEO/ Balla hedh akuza ndaj Berishës: Janë mercenarë të paguar dhe të nxitur prej tij
10 persona të shoqëruar nga policia pas përplasjeve në protestën e sotme
REL: Tirana “ndizet” në Ditën e Pavarësisë, molotovë, plumba gome dhe 19 të lënduar
Sheshi ”Skëndërbej” mbulohet nga gazi lotjsellës, FNSH dhe autobotët zmbrapsin protestuesit



