Saturday, November 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, dy humbën jetën, katër të lënduar

timoni.al by timoni.al
November 28, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, dy humbën jetën, katër të lënduar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh u regjistrua gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos, ku mbi 1,100 persona kanë mbërritur me dhjetëra mjete lundruese, duke vënë në vështirësi autoritetet greke. Bilanci i ngjarjes është tragjik: dy persona u nxorrën nga deti pa ndjenja në zonën e Gavdos dhe kanë humbur jetën në spital, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për shkak të dyshimeve se në det mund të ketë ende persona të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë orëve të para të së shtunës u regjistruan të paktën 25 varka me emigrantë; prej tyre 18 mbërritën në brigjet e Iraklios, tre pranë Ierapetrës dhe katër në jug të Haniasë. Në tetë operacione shpëtimi, përfshirë dy të zhvilluara gjatë mëngjesit, u shpëtuan 320 persona. Në zonën e Kaloi Limenes numri i emigrantëve të identifikuar arriti rreth 940, ndërsa të paktën 150 persona arritën vetë në breg.

Mes të mbërriturve janë gra, fëmijë, foshnja dhe dy gra shtatzëna. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu informacionet për dy varka të tjera në jug të Ierapetrës, me një numër ende të panjohur personash në bord. Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar Roja Bregdetare greke dhe agjencia europiane Frontex.

Situata në portin e Iraklios po bëhet shqetësuese: në ambientet e një ish-magazine frigoriferike, ku më parë ishin strehuar 500 deri në 700 emigrantë, pritet të grumbullohen mbi 1,000 persona, dhe autoritetet nuk përjashtojnë që numri të arrijë deri në 1,500. Punonjësit e Rojës Bregdetare paralajmërojnë se ambientet nuk janë të përshtatshme për strehimin e një numri kaq të madh njerëzish dhe se mungojnë kushtet minimale.

Shqetësimet rriten edhe për shkak të përkeqësimit të motit: nga mbrëmja e së dielës parashikohen reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash, me intensifikim të fenomeneve gjatë së hënës. Mungesa e hapësirave të mbuluara rrezikon t’i lërë qindra emigrantë të ekspozuar ndaj shiut dhe të ftohtit, duke rënduar më tej situatën humanitare në ishullin grek. Top Channel

Previous Post

Klasifikimi i Superiores: Teuta ngushton më shumë diferencën me Egnatian, diferenca të vogla në fund të tabelës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al