Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 1,100 emigrantë mbërrijnë në Kretë dhe Gavdos, dy viktima dhe operacionet e shpëtimit vijojnë

    35 të lënduar nga protesta e 28 nëntorit, 9 efektivë policie dhe 12 protestues mes të shtruarve

    Meloni paralajmëron Zelenskyn pas sulmit në Libi: Mos e zgjeroni konfliktin me Rusinë në Mesdhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbi 1,100 emigrantë mbërrijnë në Kretë dhe Gavdos, dy viktima dhe operacionet e shpëtimit vijojnë
    Botë

    Mbi 1,100 emigrantë mbërrijnë në Kretë dhe Gavdos, dy viktima dhe operacionet e shpëtimit vijojnë

    November 28, 2026
    Çfarë ndryshon për djemtë shqiptarë që kërkojnë azil në Britani? Home Office publikon udhëzimin e ri

    Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë. Mbi 1,100 persona kanë mbërritur me dhjetëra mjete lundruese, duke vënë në vështirësi autoritetet greke.

    Bilanci i ngjarjes është tragjik. Dy persona janë nxjerrë nga deti pa ndjenja në zonën e Gavdos dhe kanë humbur jetën në spital, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, pasi dyshohet se në det mund të ketë ende persona të tjerë.

    Sipas të dhënave paraprake, gjatë orëve të para të së shtunës janë regjistruar të paktën 25 varka me emigrantë. Prej tyre, 18 kanë mbërritur në brigjet e Iraklios, tre pranë Ierapetrës dhe katër në jug të Haniasë.

    Në tetë operacione shpëtimi, përfshirë dy të zhvilluara gjatë mëngjesit, janë shpëtuar 320 persona. Në zonën e Kaloi Limenes numri i emigrantëve të identifikuar ka arritur në rreth 940, ndërsa të paktën 150 persona kanë mbërritur vetë në bregdet.

    Mes të mbërriturve ka gra, fëmijë, foshnja dhe dy gra shtatzëna. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu informacionet për dy varka të tjera në jug të Ierapetrës, me një numër ende të panjohur personash në bord.

    Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar Roja Bregdetare greke dhe agjencia europiane Frontex.

    Ndërkohë, situata në portin e Iraklios po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Në ambientet e një ish-magazine frigoriferike, ku më parë janë strehuar 500 deri në 700 emigrantë, pritet të grumbullohen mbi 1,000 persona. Autoritetet nuk përjashtojnë që numri të arrijë deri në 1,500.

    Punonjësit e Rojës Bregdetare paralajmërojnë se ambientet nuk janë të përshtatshme për strehimin e një numri kaq të madh njerëzish dhe se mungojnë kushtet minimale.

    Shqetësimet shtohen edhe për shkak të përkeqësimit të motit. Nga mbrëmja e së dielës parashikohen reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash, me intensifikim të fenomeneve gjatë së hënës.

    Mungesa e hapësirave të mbuluara rrezikon t’i lërë qindra emigrantë të ekspozuar ndaj shiut dhe të ftohtit, duke e rënduar më tej situatën humanitare në ishullin grek.

    emigrantet Krete
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 1,100 emigrantë mbërrijnë në Kretë dhe Gavdos, dy viktima dhe operacionet e shpëtimit vijojnë

    November 28, 2026

    35 të lënduar nga protesta e 28 nëntorit, 9 efektivë policie dhe 12 protestues mes të shtruarve

    November 28, 2026

    Meloni paralajmëron Zelenskyn pas sulmit në Libi: Mos e zgjeroni konfliktin me Rusinë në Mesdhe

    November 28, 2026

    Tensione në protestë, thyhen xhamat e Bashkisë së Tiranës, hidhen sende drejt autobotit të Policisë

    November 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.