Edhe në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Vlora ishte kryeqendra e festimeve, aty ku 114 vite më parë u valëvit për herë të parë flamuri kuqezi i lirë dhe i pavarur. Krerët më të lartë të dy shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë, u bënë bashkë në ceremoninë shtetërore në Vlorë për ngritjen e flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar. Ceremonia vijoi me nderimet në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku politikanët vendosën kurora me lule. Mesazhi ishte i njëjtë nga politikanët e të dyja vendeve, të cilët e cilësuan 28 Nëntorit si kryefestën kombëtare.