Lazio vazhdon “avazin”. Fitorja e radhës vjen nga transferta në Torino (video)

28 Nëntor 2026
19:55
Telesport
back button

Lazio vazhdon formën fantastike në Serie A. Bardhekaltrit kanë dalë me 3 pikë nga transferta ndaj Torinos, ku fituan me shfirat 1-2.

Kryeqytetasit shënuan dy gola të shpejtë për dy minuta në fund të pjesës së parë, me Oliver Provstgaard në minutën e 42-të dhe Gustav Isaksen në minutën e 44-të. Në të dyja rastet asistet i dha kapiteni Mattia Zaccagni. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Lazion.

Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 65-të me skocezin Che Adams. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Lazio e Gennaro Gattuso-s fiton 1-2 dhe merr tre pikë të tjera të arta dhe vazhdon të kryesojë renditjen me 35 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët si Roma, Inter dhe Milan.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit