Real Madridi është vënë pas mesfushorit francez Rayan Cherki, lojtar i Manchester Cityt, sipas Telesport. Klubi spanjoll shpreson ta marrë yllin në verën e ardhshme, por çmimi i tij nuk zbret nën 150 milionë euro.
Cherki ka kontribuar këtë sezon me 5 gola dhe 2 asiste deri tani, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Cityt. Mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe nga drejtuesit e Real Madridit, të cilët duken të gatshëm për një operacion të madh në merkato.
Kontrata dhe konkurrenca për Cherkin
Francezi është nën kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2030. Vlera e tij në treg nuk është më pak se 150 milionë euro, një shifër që e vështirëson ndjeshëm ardhjen e tij në “Bernabeu”.
Shpresa e vetme e Real Madridit për ta ulur këtë çmim është një dënim i mundshëm i Manchester Cityt, pas akuzave për të cilat Premier League e ka shpallur fajtor klubin anglez. Një sanksion i rëndë do ta lehtësonte operacionin për madrilenët.
Përveç “Los Blancos”, interes konkret për Cherkin kanë edhe klube të tjera të mëdha, si Bayern Munich dhe sidomos PSG. Konkurrenca e tyre e rrit ndjeshëm koston e çdo tentative për ta transferuar francezin.